Share
  • Book
  • Albanian

Shpirtra të flakur

  • Author
  • Translator
  • Country
    Albania
  • City
    Tirana
  • Publisher
  • Published Year
    2019
  • Genre
    Literature - Korean literature - Contemporary fiction

Description

Ngjarjet e këtij romani na çojnë në periferitë e Seulit, metropolit të Koresë së Jugut dhe "mrekullisë së lumit Han", duke na lejuar që të kuptojmë se çfarë fshihet pas zhvillimit të shpejtë ekonomik të vendit.

Romani na zbulon në detaje të imtësishme edhe anën pikëlluese të 'kësaj bote: rritjen e vazhdueshme të malit të plehrave që ngrihet çdo ditë e më shumë para syve tanë.

Në qendër të romanit është "Sypordha", një katërmbëdhjetë vjeçar "metropolitan" i cili zhvendoset bashkë me nënën e tij në barakat e varfra të komunitetit të Naxhidos, i quajtur ndryshe Ishulli i Luleve, sepse babain ia kanë internuar në një kamp riedukimi.

Edhe pse është një vend me bimësi të pasur shërben si qendër e grumbullimit dhe përpunimit të plehrave. Personazhet janë të detyruar të sigurojnë jetesën e tyre duke rrëmuar çdo ditë në mbeturinat që hedhin njerëzit.

Shpirtrat e tyre, të flakur dhe të përbuzur nga kjo bote, arrijnë të krijoj- në një mikroklimë të pasur dhe situata tragji-komike, që shërbejnë si testament për zhvillimin dhe inte-grimin e pashmangshëm të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.

 

Source : https://bukinist.al/sq/realist/8999-shpirtra-te-flakur.html

International Events (22)

LTI Korea Library Holdings